“Loja e kishave serbe”, paralajmëron eksperti: Kosova të jetë gati javët e ardhshme
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosova duhet të jetë gati në javët dhe muajt në vijim, pasi kishat serbe mund të përdoren sërish.
Ai tha se ndikimi i Serbisë në objektet fetare në Kosovë, është i madh dhe ato mund të vihen sërish në funksion të shtetit fqinj në mënyrë që të shtyjë shtetin e Kosovës të ndërhyjë në këto objekte kulti. Ai tha se Kosova duhet të tregohet shumë e vëmendshme, pasi Serbia do tentojë të legjitimojë narrativëne saj se Prishtina po intervenon në objekte fetare.
“Kisha ortodokse serbe po tenton nga një anë, përmes një deklarim zyrtar se gjoja e mbështet kërkesën nga Republika e Kosovës, për të mos qenë target i grupeve të caktuar atë institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër po lejon që organizata të caktuara të ndërmarrin veprime të caktuara që të manifestohen ritet fetare.
Nga ana tjetër kisha ortodokse do të shkëputet për të krijuar një alibi, por thellë në këto veprime qëndron kisha ortodokse serbe. Lojëra të caktuara fetare të cilat tentojnë që Beogradi të përdor kishat, tashmë janë të njohura në kontekstin politik.
Ne duhet të jemi të vëmendshëm se veprime të ngjashme mund të ndodhin në javët dhe në muajt në vijim dhe mund të kemi një situatë ndoshta të palakmueshme, ku institucionet e Kosovës do duhet të intervenojnë në objektet fetare të kishës ortodokse serbe. Në këtë bazë do të legjitimohej narrativa e Beogradit, se gjoja politika e Prishtinës, duke krijuar një represion të skajshëm”,-tha Drizan Shala.
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar