Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

19 Qershor 2026 | 14:55

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe paradës shqiptare që do të zhvillohet të shtunën.

Ai theksoi se parada shqiptare, e kthyer tashmë në traditë është organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots) dhe Marko Kepi. Ajo pritet të nisë të shtunën në orën 10:00 nga Central Park.

Sipas tij është bërë një punë e madhe për të bërë bashkë rreth 103 shoqata shqiptare. Ai shtoi se gjatë paradës do të marshojnë gjithsej 33 grupe të ndryshme. Samarxhiu ndër të tjera shtoi se e veçanta e këtij viti do të jetë komuniteti gjeorgjan.

Gazetari i Euronews Albania u shpreh se ata do të parakalojnë duke mbajtur një pankartë me figurën e Skënderbeut, në nder të aktorit gjeorgjan Akaki Khorava, i cili ka luajtur rolin kryesor në filmin e famshëm të Skënderbeut.

“Po bëhet një atmosferë shumë e bukur. Unë kam qenë me organizatorët që në momentin e parë të ardhjes këtu në New York. Kam parë stresin që ata kanë, sepse pa dyshim është një sipërmarrje shumë e madhe të bësh bashkë 103 shoqata shqiptare.

Është shumë e vështirë t’i bësh bashkë shqiptarët, por “Rrënjët Shqiptare” me Marko Kepin kanë arritur t’i bëjnë bashkë shqiptarët. Në orën 10:00 do të nisin te Central Park, do të nisë parada. Do të jetë një paradë që do të nisë në orën 10:00, do të marshojnë 33 grupe. Pra, do të jenë 33 grupe të cilët do të marshojnë dhe do të ecin nëpër rrugët e New York-ut.

Që nga forcat e US Marines, do të jetë policia e New York-ut që do të ecë me biçikleta, me kuaj. Do të jetë banda e New York-ut. Do të ketë pastaj edhe New York Police Department, pra që janë dhe shqiptarët pjesë e departamentit të policisë së New York-ut. Do të kemi pastaj grupet që do të performojnë, do të marshojnë.

Do të kemi edhe shoqata të huaja. Të paktën kam mësuar që do të jetë dhe komuniteti gjeorgjan në këtë paradë dhe ata do të mbajnë një pankartë me figurën e Skënderbeut.

Sepse, për të gjithë ata që nuk e dinë, Akaki Khorava, aktori që ka luajtur Skënderbeun në filmin “Skënderbeu”, është gjeorgjan. Dhe në nder të kësaj gjëje, komuniteti gjeorgjan këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përshëndesë paradën shqiptare me figurën e Skënderbeut, aktorit që ka luajtur Skënderbeun. E gjithë kjo do të zgjasë deri në orën 13:00”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona

Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në...
15:41 | 19/06/2026

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados

Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku përballen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurori Ols Dado, nuk është...
15:23 | 19/06/2026

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe...
14:52 | 19/06/2026