“Nuk u pyeta për Metamorfozën”, babai i Ibrahim Licit flet pas daljes nga SPAK

24 Janar 2024 | 12:45

I ati Ibrahim Licit, Mustafa Lici, ishte këtë të mërkurë në SPAK. Pas marrjes në pyetje ai ka folur edhe për mediat, ku tha se është pyetur në cilësinë e personit në dijeni.

Mbetet e paqartë se për çfarë është marrë në pyetje babai i të kërkuarit si i dyshuar për vrasje pasi vetë Mustafa Lici refuzoi të tregonte se për çfarë çështje ishte thirrur.

“Këtë radhë pas një ambient shumë të bukur në SPAK. Nuk i pash më metodat që ishin dikur. Më pyetën për disa probleme për të cilat nuk mund t’ju shpjegoj. Nuk kishte lidhje me operacionin absolutisht. Më pyetën dhe dhashë përgjigjet e mia. Jam pyetur si person që mund të ketë dijeni për diçka”,-tha Mustafa Lici.

Kujtojmë se Ibrahim Licit, është përmendur në dosjen “Metamorfoza” ku thurreshin plane për ta ekzekutuar.

Gjithashtu Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ai është në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës. Ngjarje e ndodhur në maj të 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
19:14 | 25/06/2026