Protestuesit ndërpresin Biden: Mjaft financuat gjenocidin, Joe krimineli të largohet
24 Janar 2024 |
17:52
Presidenti Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris po kërkojnë një avantazh ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Për këtë arsye ata ishin të pranishëm në një miting për të drejtat e abortit në Virxhinia. Por fjalimi i Biden para disa qindra simpatizantëve u ndërpre vazhdimisht nga disa protestues. Ata mbanin në duar parulla përmes të cilave kërkonin fundin e luftës në Gaza, si dhe flamuj të Palestinës.
Në disa nga parullat shkruhej: “Mjaft financuat gjenocidin”, ose “Xho krimineli duhet të largohet”.
Raportohet se personat që ndërprenë presidentin ishin 10 dhe të gjithë u shoqëruan jashtë eventit. Tubimi u mbajt të njëjtën ditë kur qytetarët e Nju Hempshërit iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjet primare.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset