U arrestuan për përdhunimin e 2 kunatave, lirohen dy të rinjtë në Berat

24 Janar 2024 | 15:54

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka ndryshuar sot masat e sigurisë për shtetasit Andon Shoshari, 20 vjeç dhe Ardit Nano, 33-vjeç, banues në Berat.

Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes së 16 dhjetorit 2023, si të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe.Asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar që në momentin e parë të arrestimit akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar edhe sot në sallën e gjyqit se vajzat kanë gënjyer.

Gjyqtarja Ardiola Çela ka dhënë për dy djemtë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Ndryshimi i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.

Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi, pasi kanë qenë të pafajshëm dhe gjithçka ka qenë e orkestruar nga vetë vajzat.

“Ja kjo është, që doli e vërteta e djalit tim që nuk kishte asnjë fakt, asnjë arsye, pse bëjnë disa gjëra padrejtësi ndaj faleminderit shumë, doli e vërteta, e kanë marr më qaf kot”, tha Sejdali Shoshari, babai i Andon Shosharit.

Pas vendimit të gjykatës të dy djemtë pritën të lënë qelin pasditen e sotme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026