Krishtlindje në Berat e Fier/ Pas meshës, besimtarët përcollën mesazhe urimi

25 Dhjetor 2023 | 19:31

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qytetin e Beratit, besimtarët ortodoks dhe katolikë kanë festuar Krishtlindjen. Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales “Shën Dhimitri” në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në meshën e shenjtë.

Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi në orën 09:00 të mëngjesit dhe u drejtua nga At Johan Qako. Ai uroi të gjithë shqiptarët për një vit me më shumë begati, dashuri e harmoni në çdo familje.

At Johan Qako përcolli tek të gjithë mesazhin që ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin pa kushte, ashtu siç zoti na ka mësuar. Besimtarët ortodoksë beratas kanë uruar “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin “për një vit sa më të begatë, me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin”.

Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve, besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon “lindjen e Krishtit”. Sipas traditës së festës, besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi, si një dritë shprese për një vit më të mbarë.

Ndërkohë që edhe Besimtaret ortodokse të qytetit të Fierit kanë marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Gjergjit. Mesha u drejtua nga imzot At Nikolla i cili përcolli himnet shpresëdhënëse dhe lajmin e mirë të kësaj dite shprese për gjithë besimtarët. Këtë ditë njerëzit ndezin qirinj ndërsa  me rastin e festës mblidhen së bashku me familjarët duke përçuar mesazhe te dashurisë, solidaritetit dhe shpresës për shëndet e mbarësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026