Shkaktoi zjarrin ku vdiqën 36 persona, dënohet me vdekje 45-vjeçari në Japoni
Një japonez është dënuar me vdekje për një sulm me zjarr në një studio animacioni në Kioto në vitin 2019, i cili vrau 36 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Incidenti, një nga më vdekjeprurësit në Japoni në dekadat e fundit, vrau kryesisht artistë të rinj dhe tronditi botën anime.
Shinji Aoba, 45 vjeç, u deklarua fajtor për sulmin, por avokatët e tij kishin kërkuar një dënim më të lehtë, duke argumentuar arsyet e “paaftësisë mendore”.
Megjithatë, gjyqtarët e refuzuan këtë, duke vendosur që Aobo e dinte se çfarë po bënte.
“Kam përcaktuar se i pandehuri nuk ishte i çmendur ose i dobët mendërisht në kohën e krimit,” tha kryegjyqtari Masuda gjatë vendimit të enjten në Gjykatën e Qarkut të Kiotos.
“Vdekja e 36 personave është jashtëzakonisht e rëndë dhe tragjike. Frika dhe dhimbja e viktimave të vdekura është e papërshkrueshme,” tha ai sipas raporteve të NHK.
Një nga rastet më tronditëse në dekadat e fundit në Japoni, incidenti ndezi zi kombëtare. Publiku dhe media e vendit e kanë ndjekur nga afër rastin.
Shumë nga stafi i animacionit u vranë pasi u bllokuan në katet e sipërme të studios ndërsa zjarri u përhap.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera