SHBA dhe BE kundër ndalimit të dinarit në Kosovë, Kurti mbrohet te Kushtetuta
Bashkimi Europian kritikon vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që ndaloi përdorimin e dinarit brenda republikës. Zëdhënësi Peter Stano, tha se kjo mund të ndikojë negativisht në stabilitetin në terren.
“Presim që Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk shkojnë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve dhe që mund të kenë një ndikim negativ në stabilitetin në terren” deklaroi Stano.
Edhe Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit, duke nënvizuar se, në përputhje me ligjin e Kosovës, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit etnik serb në Kosovë”.
Ndërkohë, për këto reagime, zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se nukPKFG ka logjikë në njërën rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të zbatohet në tërësi siç është rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, dhe për kur ajo thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtit miq thonë këtë mos e zbatoni”.
Kujtojmë së disa ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, ka miratuar një rregullore, sipas të cilës euro do të jetë monedha e vetme për kryerjen e transaksioneve nga data 1 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta