Hill: Vendimi i Kosovës për dinarin serb, një befasi e panevojshme
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë pagesat në Kosovë me dinarin serb, ishte një “befasi e panevojshme”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “po monitorojnë nga afër dhe po analizojnë zhvillimin e situatës”.
Sipas ambasadorit Hill, një fazë e rëndësishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar, dhe se befasitë dhe çështjet që nuk janë në interes të përbashkët duhet të shmangen, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.
“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme tani është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por po ashtu që Kosovës t’i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të përqendrohemi në këto dhe të shmangim temat që nuk janë në interes të përbashkët”, tha Hill.
Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.
Në rregulloren e BQK-së, u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit