Greva paralizon trafikun hekurudhor në Gjermani, sindikata kërkon rritje page

25 Janar 2024 | 16:49

Një grevë 6-ditore e thirrur nga sindikata e drejtuesve të trenave, GDL, ka vënë në rrezik funksionimin e trafikut hekurudhor në Gjermani.

Bëhet fjalë për grevën e katërt të organizuar nga GDL. Për pasojë, shumica e udhëtimeve ndërkufitare janë anuluar, me përjashtim të pjesës zvicerane, që funksionon nga një tjetër linjë trenash.

“Me siguri sindikatës nuk do t’i pëlqejë fakti që ka një alternativë. Por ajo është një alternativë e mirë dhe shumë korrekte. Është gjithmonë në kohë”, thotë Katharina Stauder, mësuese.

Sipas operatorit shtetëror të hekurudhave, “Deutsche Bahn”, rreth 80 për qind e itinerareve të gjata janë anuluar, ndërkohë që kufizime ka pësuar edhe transporti rajonal.

Negociatat kanë qenë të vështira. Sindikata kërkon reduktimin e orëve të punës nga 38 në 35, pa ulje të pagës. Madje, ajo kërkon një rritje prej 555 eurosh në muaj dhe një bonus prej 3 mijë eurosh për të kompensuar efektet e inflacionit.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani

Shifrat “nuk janë vetëm statistika, sepse pas çdo numri është një fytyrë, pas çdo incidenti një histori”, thotë Said Etris Hashemi. 29-vjeçari është ndër ata...
14:38 | 26/06/2026

Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas

Brukseli propozoi sot zgjatjen me një vit, deri në mars 2028, të statusit të mbrojtjes speciale të dhënë refugjatëve ukrainas në vendet e BE-së, me...
14:36 | 26/06/2026

Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave

Mbreti Charles është bërë monarku i parë që zbulon faturën e tij të taksave. Ai pagoi 12.9 milionë paund taksa për vitet 2024-2025. Niveli i...
13:13 | 26/06/2026