Sulmohet baza e OKB në Gaza/ Kombet e Bashkuara: Situata jashtë kontrollit
Një zyrtar i lartë i OKB-së në Gaza deklaroi të enjten se, tronditja ka nisur të zbehet dhe se njerëzit po e pranojnë realitetin, një dorëzim ky me të cilin ata dhe ndërkombëtarët duhet të mësohen për një periudhë të gjatë kohore.
Jamie McGoldrick, që është koordinator i posaçëm për Lindjen e Mesme në Kombet e Bashkuara, ka nënvizuar se OKB dhe partnerët po përballen me sfida madhore, shumë prej të cilave kanë dalë nga kontrolli i tyre.
“Pati një sulm në bazën e OKB-së në Khan Junis, ku janë strehuar rreth 10 mijë persona të zhvendosur. Sulmi ndodhi së fundmi dhe viktima të shumta u regjistruan. Disa ndërtesa përreth morën flakë dhe njerëz të tjerë humbën jetën. Shumë u përpoqën të largoheshin, por nuk ia arritën”-tha Jamie McGoldrick, koordinator i OKB-së për Lindjen e Mesme.
Departamenti amerikan i Shtetit e kritikoi ashpër sulmin që la 9 të vdekur.
“Të gjithë ne e dënojmë sulmin ndaj qendrës së OKB-së në Khan Junis. E kam thënë edhe më parë e po ashtu edhe vetë sekretari i Shtetit, civilët duhet të mbrohen dhe qendrat e Kombeve të Bashkuara të respektohen”-theksoi Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë, qytetarë që demonstronin për lirimin e pengjeve nga Gaza bllokuan trafikun në autostradën Ajalon, në Tel Aviv. Sipas mediave izraelite, protesta u mbajt pasi Katari njoftoi se Hamasi po vonon bisedimet mbi personat e rrëmbyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta