Hapen korridoret ajrore Tiranë- Prishtinë, udhëtimi me avion shkurtohet 12 minuta

25 Janar 2024 | 17:00

Nga data 24 janar janë hapur linjat ajrore për fluturimet Tiranë-Prishtinë. Me shkurtimin e trajektores së fluturimeve, koha e mbërritjes shkurtohet deri në 12 minuta.

Udhëtimet ajrore nga Tirana në Prishtinë do të reduktohen me 8 – 12 minuta. NATO ka njoftuar se janë hapur zyrtarisht korridoret e reja ajrore civile, të cilat do të mundësojnë udhëtime në vijë të drejtë ajrore Shqipëri-Kosovë.

Ky zhvillim i ri është rezultat i përpjekjeve të kryera nën një proces të udhëhequr prej NATO-s dhe synon normalizimin e trafikut të aviacionit civil në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Linjat e reja do të ndikojnë pozitivisht në aviacionin civil dhe do të ofrojnë përfitime të konsiderueshme, duke përfshirë kohë më të shkurtra fluturimi, konsum më të ulët të karburantit dhe reduktim të ndotjes”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.

Për qeverinë e Kosovës, shkurtimi i trajektoreve të fluturimeve, e bën aeroportin e Prishtinës më konkurrues me aeroportet e tjera në rajon. Kjo do të përkthehet në ulje të kostove të fluturimeve, në uljen e shpenzimeve për linjat ajrore, por gjithashtu edhe në uljen e emetimit të gazrave serë.

Aktualisht janë disa linja ajrore që operojnë me fluturime nga aeroporti “Nënë Tereza” të Tiranës, drejt atij të Prishtinës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026