Lukaku i shpreh “dashurinë” Arabisë Saudite, Simons drejt Arsenalit
Xhoshua Kimmich është emri më i përfolur në merkaton e transferimeve, me mesfushorin gjerman i cili nuk dëshiron të qëndrojë më në Gjermani. 28-vjeçari i cili mba ndhe shiritin e kapitenit te Bayern, u ka bërë të qartë drejteusve se do të largohet, ndërsa interesi ndaj tij është i lartë.
Barcelona, Arsenali, Manchester United janë ekipet që dëshirojnë të transferojnë mesfushorin, ndërsa në garë është future edhe Liverpool. Jurgen Klopp e vlerëson maskimalisht Kimmich, të cilin e sheh si një përforcim për skuadrën.
Premier League angleze vijon të jetë liga me fitimet më të larta, ku ekipet kryesore nuk ndalen për të arritur qëllimet e tyre. Një prej tyre është Arsenali, i cili synon një tjetër futbollist si përforcim, e bëhet fjalë për Xavi Simons. Holandezi ka bërë mirë në huazimin tek Leipzig, me Artetën që dëshiron që futbollistin ta ketë pjesë të ekipit të tij.
Manchester United i ka mbyllur përfundimisht derën Karim Benzemasë, me sulmuesin franez që dëshiron të rikthehet në Evropë. Djajtë e kuq e cilësuan të lartë rrogën e kërkuar prej 36-vjecarit, duke i dhënë fund tratativave mes palëve.
Situata në Arabinë Saudite është jo e qetë, por ka ende lojtarë që dëshirojnë të vijojnë karrierën atje. Romelu Lukaku, sulmuesi i Romës ka pohuar se Arabia Saudite në vitet e ardhshme do jetë një ndër ligat më të fortë të futbollit në botë. Kjo falë investimeve të shumta që po bëhen atje, ndërsa i ka hapur kështu rrugë një kalimi të tij drejt botës arabe.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)