Pas 70 vitesh në Arabinë Saudite, hapet dyqani i parë me pije alkoolike
Pas më shumë se 70 vitesh, Arabia Saudite do të hapë dyqanin e parë të alkoolit për një grup të zgjedhur emigrantësh jomyslimanë. Biznesi që të shesë alkool do të hapet në Riad dhe klientela do të jetë shumë e vogël.
Sipas mediave ndërkombëtare, dyqani i ri që do të vendoset në lagjen Diplomatike të Riadit në perëndim të qendrës së qytetit.
Nga ana tjetër, zyrtarët sauditë thanë se ky lokal bie në kundërshtim me tregtinë e paligjshme të alkoolit. Ndalimi i alkoolit ka qenë ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik.
Sipas ligjit aktual saudit, dënimet për konsumimin ose posedimin e alkoolit mund të përfshijnë gjoba, burgim, fshikullim publik dhe dëbim për të huajt e paautorizuar.
Megjithatë, do të ketë kufizime:
-Ata që duan të blejnë alkool duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin leje nga qeveria.
-Askush nën 21 vjeç nuk do të lejohet në dyqan dhe kërkohet veshja e duhur gjatë gjithë kohës brenda.
-Konsumatorët nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë një përfaqësues, si p.sh. një shofer.
-Kufizimet mujore do të zbatohen – Kufizim në 240 “pikë” alkool në muaj. Një litër pije alkoolike do të vlejë gjashtë pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut