Alarmi nga fruthi, cilat janë qarqet ku mund të ketë shpërthime epidemike
Alarmi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet me fruth në Europë u 30 fishuan në 2023 dhe identifikimi i më shumë se 17 rasteve vetëm përgjatë janarit në Shqipëri ka ngritur në alert strukturat shëndetësore.
Hetimi epidemiologjik për rastet tashmë të konfirmuara vazhdon ende nga mjekët dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.
Paralelisht me kapjen në kohë të kontakteve të fëmijëve të sëmurë, mjekët e poliklinikave po bëjnë dhe identifikimin në terren të të gjithë fëmijëve që nuk janë vaksinuar.
Përhapja e fruthit sipas bluzave të bardha vjen nga mos injektimi I vaksinës nga më shumë se 24% e fëmijëve të moshës 1 vjeç.
Specialistët e ISHP, në raportet e tyre bëjnë me dije se në Tiranë janë më shumë se 13 mijë fëmijë, ndërsa mbulesa vaksinale është 73% me dozën e parë të vaksinës. Kjo bën që për epidemiologët, kryeqyteti të jetë më i rrezikuar nga shpërthimi epidemik i fruthit.
Po ashtu, edhe Fieri, ku mbulesa vaksinale është rreth 80% si dhe qyteti i Durrësit.
Këto cilësohen sipas specialistëve si qarqet me potencial më të lartë për të pasur shpërthime epidemike, ndaj kërkohet që prindërit të sensibilizohen dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta