Vetingu në polici, shkarkohet zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit
Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të zyrtarit të lartë në Policinë e Shtetit, Thodhori Gravanit.
Gravani mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit Thodhori Gravani.
Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gravani është zyrtari i parë i lartë që shkarkohet pas rinisjes së procesit të vetingut në policinë e shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta