Edhe 4 vjet investime strategjike, qeveria shtyn afatet e rrit vlerën për projektet
Në Shqipëri mund të aplikohen projekte me statusin “investim strategjik” deri në fund të vitit 2027.
Afati i ri është vendosur nga qeveria, me argumentin se tregu ka nevojë për resorte dhe sipërmarrje me vlerë mbi 50 milionë euro.
Qeveria do të zgjasë afatin e ligjit për investimet strategjike me katër vite të tjera.
Ligji i mbaroi efektet e tij në fund të vitit 2023, por sipas propozimeve të hedhura në Komisonin e Ekonomisë, subjektet e interesuara për investime të tilla, do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre deri në fund të vitit 2027.
Për deputetët e majtë, argumenti lidhet me dinamikat e zhvillimit që ka marrë vendi në sektorin e turizmit dhe flukset e investimeve të huaja.
Me anë të ndryshimeve ligjore të propozuara, qeveria synon të rrisë edhe vlerën e investimeve, duke kaluan nga 30 milionë euro në 50 milionë euro për procedurë të zakonshme dhe nëse do të duhet të kemi një procedurë të veçantë, ajo duhet të ketë vlerën e mbi 100 milionë eurove.
Nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit dhe deri tani, janë trajtuar 88 projekte investimi, prej të cilave 40 kanë përfituar status strategjik, 14 projekte janë refuzuar dhe 34 të tjera janë në fazë vlerësimi.
Ligji për investimet strategjike është kritikuar nga opozita, e cila thotë se përmes tij, qeverinë ka favorizuar klientë të vetët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta