Investimet strategjike, Xhaçka: Bashkëshorti im nuk ka përfituar fonde publike

23 Qershor 2022 | 12:41

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se bashkëshorti i saj nuk është përfitues i investimeve strategjike në jug të vendit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke iu përgjigjur deputetit demokrat Agron Shehaj, Xhaçka tha se nuk ka një konflikt interesi në lidhje me këtë çështje dhe se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

“Im shoq merret me biznes që prej vitit 1991. Edhe im shoq, si z. Shehaj e ka nisur biznesin si emigrant në Itali, për ta vazhduar më pas në Shqipëri. Dhe pas 30 vitesh në biznes, është angazhuar sot për të bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje në jug.

Ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30 vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike”, u shpreh ministrja.

Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet këtë të premte për të diskutuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për heqjen e imunitetit të Olta Xhaçkës.

Shkak për këtë kërkesë është bërë përfshirjes së bashkëshortit të saj, ish-deputetit të PS, Artan Gaçi në një projekt në bregdet si investitor strategjik.

PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026