Foto pa doreza me foshnjën prematurë, ministrja sllovake në shënjestër të kritikave
Ministrja sllovake e Shëndetësisë Zuzana Dolinkova u kritikua nga publiku për shkak se ajo nuk kishte veshur pajisje mjekësore mbrojtëse gjatë një vizite në një spital me foshnja të lindura para kohe.
Ajo ka pozuar e veshur me një fustan elegant dhe me bizhuteri duke mbajtur një foshnjë në krahë, dhe një sjellje e tillë e saj rrit rrezikun e infektimit të të porsalindurit, raportojnë mediat sllovake.
Fotoja e diskutueshme është bërë gjatë vizitës së saj në spitalin në Poprad këtë javë, raporton TASR.
Ministria e Shëndetësisë e Sllovakisë, duke iu përgjigjur kritikave, njoftoi se Dolinkova ka ndjekur udhëzimet e stafit të spitalit.
Megjithatë, ministria shtoi se shpreh keqardhjen që veprimet e Dolinkës kanë shkaktuar reagime të tilla pavarësisht se ajo ka ndjekur udhëzimet, duke pretenduar se ajo nuk do të kishte rrezikuar kurrë shëndetin e pacientëve.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë