Sot konstituohet kuvendi i Kosovës, juristi Hodaj: Deri në maj Vjosa Osmani do jetë presidente në detyrë
Ditën e sotme konstituohet kuvendi i Kosovës dhe Glauk Konjufca pritet të zgjidhet kryetar i parlamentit dhe si nënkryetar është propozuar Kujtim Shala.
Për konsitutimin e institucioneve, juristi Taulant Hodaj u shpreh në Euronews Albania se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se kush duhet të zgjidhet i pari presidenti apo kryeministri.
“Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se kush do të zgjidhet i pari, por këtu ne kemi një situatë ku kemi mungesë të presidentit, kemi president në detyrë dhe kryeministër në detyrë”, tha ai.
Ai u shpreh më tej se fillimisht pritet të zgjidhjet kryeministri dhe më pas presidenti.
Sa i përket presidentit në detyrë në Kosovë, zoti Hodaj tha se mandati i këtij posti është 6 muaj.
Zoti Hodaj theksoi se Vjosa Osmani do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidencës deri rreth datës 5 maj, duke iu referuar Kushtetutës.
Ai beson se shumë shpejt në Kosovë do të zgjidhet presidenti i ri dhe këtë post mund ta mbajë sërish Vjosa Osmani.
Lexoni gjithashtu:
Konstituimi i institucioneve, Kurti e Osmani vijojnë takimin me kreun e LDK-së
Zgjedhja e presidentit, Abdixhiku takohet sot me Osmanin dhe Kurtin
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin