Superliga, Tirana mposht Laçin, përfiton Vllaznia që regjistroi fitoren e parë pas 5 javësh
Pas pesë javësh Vllaznia mundi të fitojë një ndeshje në kampionatin shqiptar të futbollit. Në javën e 25-të të Superligës shkodranët fituan 1-0 transfertën me Kastriotin duke dhënë sinjale se fitorja në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me Korabin nuk ishte thjesht rastësi.
Fitorja mbajti për autorësi kapitenin Erdenis Gurishta, i cili realizoi në minutën e 90-të për skuadrën e Thomas Brdaric, i cili pak ditë më parë u gjobit nga Bashkia e Shkodrës me 150 mijë lekë për “mungesë rezultatesh dhe disipline në skuadër”.
Paralelisht lajmi i mirë për Vllazninë erdhi nga ndeshja Laçi-Tirana, ku kryeqytetasit i mposhtën bardhezinjtë 2-1 duke i ndalur në ecurinë për titull. Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismajlgeci ishin autorët e golave për Tiranën që bën të harrohet disi humbja në derbi me Partizanin.
Nga ndeshjet e tjera vijoi të zhgënjejë Kukësi. Pas eliminimit nga Kupa me Teutën, Kukësi u mund 2-1 edhe nga Bylisi. Verilindorët shënuan kështu ndeshjen e 7-të pa fitore – 4 humbje, 3 barazime.
Edison Ndreca me dy gola në pjesën e parë mjaftoi për Bylisin që tashmë shpreson realisht te një mrekulli për të qëndruar në Superligë, pasi më 3 prill përballet direkt me Kastriotin e vendit të 7-të dhe mund të shkurtojë edhe më shumë diferencat nga zona e ftohtë.
Paralelisht edhe Skënderbeu regjistroi një fitore 2-1 ndaj Apolonisë duke lehtësuar pozitën nga vendi i fundit në të parafundit.
Për korçarët fitorja u arrit falë penalltisë së Jorgo Meksit në minutën e 89-të.
Nga ndeshjet e javës së 25-të vëmendja shkon te përballja Partizani-Teuta, të cilat kanë të dyja nga 42 pikë, tre më pak se Vllaznia.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)