Irani dërgon tre satelitë në orbitë
Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë më 28 janar. Ky njoftim vjen pothuajse një javë pasi lëshimi i një sateliti kërkimor nga Garda Revolucionare e Iranit nxiti kritika nga Perëndimi.
“Për herë të parë, tre satelitë me sukses janë dërguar në orbitë”, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Satelitët u bartën nga bartësi i satelitëve Simorgh, dhe më pas u lëshuan në një orbitë minimale prej 450 kilometrash, shtoi televizioni shtetëror.
Sateliti Mahda, që peshon rreth 32 kilogram dhe u zhvillua nga Agjencia e Hapësirës së Iranit, është dizajnuar të testojë nënsistemet e avancuara satelitore, tha agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.
Dy satelitët e tjerë, Kayhan 2 dhe Hatef, peshojnë më pak se 10 kilogramë secili dhe synojnë të testojnë teknologjinë në hapësirë dhe komunikimin e brezit të ngushtë, tha IRNA.
Javën e kaluar, Garda Revolucionare e Republikës Islamike dërgoi në hapësirë satelitin kërkimor, Soraya.
Britania, Franca dhe Gjermania dënuan këtë veprim, duke e cilësuar Iranin si “intervencionist”.
Qeveritë perëndimore, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, vazhdimisht kanë paralajmëruar Iranin kundër lëshime të tilla, duke thënë se teknologjia e njëjtë mund të përdoret për raketa balistike, përfshirë edhe ato që janë të dizajnuara për të bartur koka bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë