Ligji për arbitrazhin ndryshon klimën, Mullaj: Shmang procedurat burokratike

29 Janar 2024 | 17:34

Ligji i ri i arbitrazhit është parë si një ndryshim pozitiv dhe do të nxisë besueshmërinë e investimeve të huaja. Megjithatë probleme me informalitetin dhe ndryshimi i shpeshtë i politikave fiskale mbeten ende faktorë të cilët dekurajojnë bizneset e huaja të vijnë në Shqipëri.

Ligji i ri për Arbitrazhin do të shërbej për të zgjidhur mosmarrveshjet midis bizneseve, pa shkuar tek dyert e gjykatave por sidomos që të rrisi klimën e mirëbesimit të bizneseve të huaja të cilat duan të investojnë në Shqipëri.

“I jep një mënyrë efejtive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të biznesit. Në veçanti në lidhje me mosmarrëveshje në mënyrë të shpejtë. Eviton procedurat e gjata në gjykatat përkatëse”, tha Neritan Mullaj, përfaqësues i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Ky proces ka qenë proces i gjatë ku janë përfshirë shumë ekspertë dhe institucionet ndërkombëtare, në mënyrë që të kemi një ligj sa më të plotë që të garantoj klimën e mirë të biznesit dhe thithjet e investieve të huaja në Shqipëri”, tha Mullaj.

Për përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, edhe pse ligji nuk lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin, është gjithsesi një instrument për të garantuar neutralitetin.

“Nuk lidhet me antikorrupsioni por garanton disa benefite për bizenset: neutralitetin e arbitrazhit. U mundëson palëve të zgjidhin mosmarveshet e biznesit. Që në momentin e kontraktimit kanë mundësi që të përfshijnë marrëveshje ku do shkojnë në arbitrazh dhe cilët arbitra do të zgjidhin kontratat e tyre. Kjo është më e rëndësishmja. Shmangia e proceseve gjyqësore dhe zgjidhja efikase e shpejtë veçanërisht për investitorët e huaj.

“Pavarësia e gjykatës së arbitrazhit është gjithashu e rendësishme sepse nxit besueshmërinë e procesit, i bën të përdorin të gjitha këto instrumenta para se të shkojnë në gjykata të shkallës së parë apo të apelit.”

Megjithatë, çështjet të lidhura me informalitetin dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale brenda vitit janë ndër faktorët që ende ndikojnë në pengesa për investitorët e huaj.

“Pjesa e taksave, çështjet fiskale është e rendësishme, fuqia puntore, proceset e prokurimit publik

Në qoftëse ne brenda vitit ndryshijnë disa ligje të cilat i imponojnë bizneset, taksa të reja, këto i prishin planet biznesit. E riformatojnë e detyrojnë të ndryshoj planet e veta. Ne promovojmë një sistem të qëndrueshëm”, tha Mullaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026