Lëvizje në Merkato/ Van Dijk i prekur nga largimi i Klopp: E ardhmja në pikëpyetje

29 Janar 2024 | 18:25

Deklarata e Jurgen Klopp për largimin në fund të sezonit aktual nga Liverpool vijon të jetë një çështje e freskët dhe që përbën interes në botën e futbollit. Reagimet kanë qenë të shumta, teksa i fundit që e ka komentuar është qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk.

Holandezi ka pohuar se gjërat nuk do të jenë njësoj në skuadër pas ikjes së gjermanit, duke lajmëruar në një farë mënyrë se dhe ai do të kërkojë të largohet nga ekipi. Kontrata e mban lidhur me të kuqtë deri verën e 2025-ës, por palët mund të arrijnë akordin për një largim të parakohshëm.

Disa orë na ndajnë nga fundi i merkatos së transferimeve në Evropë, teksa një tjetër futbollist që është në qendër të vëmendjes është Rafael Leao. Portugezi i Milanit kërkohet nga PSG, me këta të fundit që duket se janë të gatshëm të paguajnë më tepër se 150 milionë euro. Kjo gjë pritet të ndodhë në verë, kohë kur Mbappe pritet ti japë lamtumirën francezëve.

Moise Kean është lojtari më i ri i Atletico Madrid, me palët që kanë arritur akordin. Ish-sulmuesi i Juventusit do të jetë në dipsozicion të Simeones, ndërsa cilësohet si një përforcoi në repartin ofensivë. Lëvizje ka pasur dhe në Bundesligë aty ku Bayerni ka shtuar në radhët e veta një mbrojtës, Sasha Boey nga Galatasaray. 23-vjecari i cili luan si anësor i djathtë ka firmosur deri në vitin 2028, ndërsa i kushtoi rekordmenëve të Gjermanisë 30 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026