Merkato e janarit| PSG bisedime me Bayern për Kimmich, vëmendja te ylli i Seria A

9 Janar 2024 | 11:46

Merkato e janarit ka nisur me lëvizje të pakta, teksa vetëm disa prej skuadrave kanë kryer lëvizje. Të mëdhenjtë natyrisht tentojnë emrat big të futbollit, e këtu ka disa futbollistë të cilët janë të pakënaqur në skuadrat respektive. Njëri prej tyre është Joshua Kimmich, i cili krahas Barcelonës, mund ta shohë veten në kryeqytetin francez. Gjermani i cili dëshiron largimin nga rekordmenët e Bundesligës, kërkohet me ngulm nga PSG, e cila ka gati dhe ofertën në drejtim të Bayern.

Nordi Mukiele do të zbarkojë në Mynih, ndërsa Kimmich do t’i bashkohet Mbappesë, ky është plani i të dyja skuadrave të cilat vijojnë tratativat. Largimet nga klubit gjerman janë të shumta, kjo për faktin se vetëm 3 lojtarë cilësohen të pashitshëm, Neuer, Kane dhe Muller. Ky i fundit është i pakënaqur me minutazhin e marrë, e në këtë pikë mendon largimin. Sulmuesi veteran madje ka zhvilluar një takim me trajnerin Ten Haag, ndërsa mund të firmosë për t’iu bashkuar holandezit.

Vëmendja në merkato është rikthyer drejt Italisë, aty ku ylli në shkëlqim është Dragusin. Rumuni është në qendër të kësaj merkatoje, teksa thashethemet për të nuk mungojnë. Reali i Madridit është i fundit ekip që kërkon shërbimet e 21-vjeçarit. Tottenham ishte skuadra e parë e interesuar për të, ndërsa më pas pëlqim shprehu Bayerni e tani Reali. Ajo çka konfirmohet është se Genoa do ta ketë të pamundur ta mbajë lojtarin në skuadër në verë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026