Rama nga Franca: S’jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar Kosovën me Serbinë

22 Mars 2021 | 19:41

Kryeministrit Edi Rama gjatë një komunikimit me gazetarët pas takimit që pati me Presidentin francez, Emanuel Macron tha se kishte diskutuar në “Elize” për investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim.

“Agjencia Franceze për Zhvillim është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit”, tha z. Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu tha se kishte diskutuar me Macron “për planin europian të investimeve për Ballkanin”, duke shtuar se synohet të merret financim për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim.

Rama tha se temë diskutimi ka qenë edhe situata në rajon ku vend kryesor zë procesi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. I pyetur nëse do të jetë ndërmjetës për të përafruar qëndrimet e dy vendeve, kryeministri u përgjigj prerë.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme”, u shpreh z. Rama.

Ndërsa pyetjes nëse kishte marrë sinjale pozitive për procesin e integrimit në BE, ai tha se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe “gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026