Prezantohen në Akademinë e Shkencave revistat e 2023 “Iliria” dhe “Monumentet”!

30 Janar 2024 | 17:18

Instituti i arkeologjisë prezantoi ne Akademinë e Shkencave  studimet historike të monumenteve gjatë vitit 2023.Për këtë vit veprimtaria e studimeve arkeologjike do të ketë ne qendërkërkimeve qytetin e Belshit.

Në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua veprimtaria e Komisionit të historisë dhe arkeologjisë “Prezantimi i vëllimeve “Iliria” 2023 dhe “Monumentet” 2023”, me pjesëmarrës nga Instituti i arkeologjisë, Instituti i monumenteve, arkeologë të tjerë që punojnë në projekte në terren.

Kjo veprimtari ka si qëllim paraqitjen e rezultateve të botuara gjatë vitit 2023, si dhe krijimin e një klime bashkëpunimi ndërmjet studiuesve të Institutit të Arkeologjisë dhe atyre të Institutit të monumenteve, në përgatitje të vitit akademik 2024, si dhe të bashkëveprimit në projektet e përbashkëta për vitet e ardhshme.

Në planin e vitit 2024, bashkëpunimi mes Institutit te monumenteve, Akademisë se Shkencave për një plan konkret të studimeve arkeologjike ne te gjithë territorin, ka në fokus qytetin e Belshit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026