Tirana merr Presidencën e B-40, Erion Veliaj: Të përgatitemi për integrimin në BE
Tirana mori këtë të martë zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkani, B-40. Në samitin e mbajtur në kryeqytet, ku morën pjesë kryetarë bashkie dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është koha për bashkëpunim si kurrë më parë.
“Besoj se sot jemi në vendin e duhur ku guri i qoshes është pikërisht bashkëpunimi, marrja dhe dhënia me njëri-tjetrin. Jemi me zemrën e hapur për miq si ju, gati t’ju presim, t’ju japim edhe ne pjesën tonë më të mirë të kulturës e mikpritjes sonë dhe është koha për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes nesh si kurrë më parë”,-tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Entuziast për faktin se Tirana ka Presidencën e B40 këtë vit, ai vuri në dukje transformimin e jashtëzakonshëm të kryeqytetit shqiptar, jo vetëm për arkitekturë dhe teknologji, por edhe si një qytet europian.
“Më vjen mirë që Frederica është me ne sot, rektorja e Kolegjit të Evropës, i cili sapo ka hapur aplikimet për Kampusin e Tiranës, dhe siç do ju thotë edhe ajo vetë, Tirana është kthyer në një histori suksesi, ende pa nisur kampusi, ku kemi mbi 200 aplikime nga mbi 50 vende të ndryshme të Evropës. Një mundësi e shkëlqyer që edhe bashkitë tona ta shfrytëzojnë dhe do kemi ndoshta disa nga stafet tuaja të kualifikuara që marrin një formim akademik më plotësues për të qenë ata ‘eurokratët’ që do përgatisin bashkitë tona për më shumë integrim e bashkëpunim. Në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe kultura është ndoshta i vetmi fill i padukshëm që i lidh kombet aty ku politika ndoshta i ndan, ku ndoshta dallimet etnike i veçojnë”,- tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku propozoi gjithashtu, që të ketë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë në raste fatkeqësish. Teksa shtoi që në këtë platformë të B40 në Tiranë, të flitet më shumë për qytetet inteligjente dhe transformimin digjital të qyteteve, dhe për ekonominë lokale dhe bashkëpunimin kulturor, për t’i parë qytetet edhe si motor të ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani