Erion Veliaj: Belind Këlliçi djalë i mirë, ku gaboi në fushatën zgjedhore
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Euronews Albania, ndërsa foli për zgjedhjet lokale ku u rizgjodh përsëri në krye të Bashkisë së kryeqytetit, tha se kundërshtari i tij Belind Këlliçi është djalë i mir.
Më tej ai theksoi se fushata që bëri Këlliçi në këto zgjedhje ishte e gabuar pasi u afrua shumë me Ilir Metën.
Ndër të tjera ai shtoi se Këlliçi do të kishte sukses në zgjedhje nëse do distancohej nga Meta dhe Berisha.
“Belindi është një djalë i mire dhe besoj se të 5 kandidatët ishin njerëz të mirë. Patjetër që beri disa gafa. Kam thënë që qytetit nuk i flitet me gishta, qytetit i shtrihet dora, qytetit nuk i flitet mbrapsht, por i flitet drejt përpara, por këto janë gafa që ndodhin në një fushatë. Besoj se ishte kandidati më i fortë në primaret e “Foltores”. Unë besoj se ai u sabotua aktivisht nga Berisha dhe bëri një gabim duke u afrua më shumë me Metën se Berisha. Kjo pati një efekt të kundërt për të. Mendoj se duhet të kishte bërë një fushatë më të distancuar. Mendoj se dënimin më të madh e solli lufta e Berishës me SHBA. Ajo që e dreqosi fare atë punë ishte Ilir Meta, i cili është i vetmi që ka dalë i fituar me këshillat bashkiakë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin