Biden: Kemi vendosur të përgjigjemi ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të përgjigjet ndaj një sulmi me dron i cili vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani fundjavën e kaluar.
Biden, duke folur për gazetarë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë për ta nisur fushatën zgjedhore në Florida, nuk shpjegoi se çfarë vendimi ka marrë pas bisedimeve me këshilltarët e tij kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, duke u bërë jehonë deklaratave të zyrtarëve të tjerë amerikanë të martën se SHBA-ja nuk do luftë me Iranin.
Përgjegjësinë për sulmin ndaj bazës amerikane në Jordani të dielën e mori një grup i mbështetur nga Irani.
Prej atëherë, Biden i ka shqyrtuar mundësitë për t’u përgjigjur dhe pritjet kanë qenë se do të ketë sulme hakmarrëse, por nuk ka qenë e qartë se kur do të përgjigjet SHBA-ja.
“Nuk mendoj se kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, tha Biden.
I pyetur nëse do të përgjigjet ndaj sulmit, Biden tha “po”.
Ndërsa, i pyetur nëse Irani është përgjegjës, Biden shtoi: “I mbaj…. përgjegjës ata në kuptimin se ata po i furnizojnë me armë” njerëzit të cilët i kryen sulmet.
Sulmi me dronë të dielën ishte i parë vdekjeprurës ndaj trupave amerikane prej se shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve që e kanë ngufatur Lindjen e Mesme.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua të hënën se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërmarrin “të gjithë veprimet e nevojshme” për t’i mbrojtur trupat amerikane.
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe së paku 34 pjesëtarë të trupave u plagosën në sulmin në Jordani.
Trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 150 herë në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq, ku rebelët e grupit jemenas Huthi janë duke lëshuar dronë dhe raketa ndaj tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë
Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm
Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë