34-vjeçari në Kavajë qëllon me thikë të riun, arrestohet nga Policia
Një 34-vjeçar në Kavajë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka sulmuar me thikë një 28-vjeçar.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobta.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë-Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar.
Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet