Publikohen gjetjet e sondazhit të MRB dhe Euronews Albania, 38% e qytetarëve thonë se nuk do vaksinohen
Vaksinimi kundër COVID-19 po vijon për stafet mjekësore, të moshuarit dhe mësuesit, megjithatë 37.7 % e shqiptarëve thonë se nuk do e bëjnë vaksinën.
Ky është rezultati i nxjerrë nga sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.
1600 qytetarë u pyetën gjatë muajit mars nëse do e kryejnë apo jo vaksinën kundër COVID-19 dhe rreth 60% e tyre shprehen të gatshëm.
Megjithatë përqindja e personave që thonë se nuk do e bëjnë vaksinën mbetet e konsiderueshme.
Nga sondazhi vihet re se grupmosha 18-34 vjeç ka përqindjet më të larta të refuzimit të kryerjes së vaksinës, ndërsa grupmosha 55- 75 vjeç shprehet më e gatshme për t’u vaksinuar.
Vaksina Astrazaneka ishte ajo që vuri në pikëpyetje gatishmërinë për t’u imunizuar, për shkak se mbi 10 shtete e pezulluan përdorimin e saj.
Megjithatë pas përfundimit të EMA se mpiksja e gjakut nuk kishte të bënte me vetë vaksinën, shumë vende e rinisën sërish procesin.
Lexoni gjithashtu:
Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë
Sondazhi/ Basha më i preferuar në Tiranë, Rama me pëlqimin më të lartë në rang kombëtar
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta