Vrasja e 3 ushtarëve, Rama mesazh ngushëllimi Joe Biden: Qëndrojmë me SHBA

1 Shkurt 2024 | 13:52

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi Presidentit të SHBA, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve.

Rama në letrën e bërë publike në rrjetin social X, shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA në këtë kohë të vështirë.

“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026