Kush është gjenerali që po kërcënon Zelenskyn? Analisti: E duan qytetarët, superhero

1 Shkurt 2024 | 13:51

Analisti nga Ukraina Nicolas Davidiuk, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me përplasjet e nisura në Kiev mes presidentit Zelensky dhe drejtuesit të ushtrisë, gjeneralit Valerii Zaluzhnyi.

Analisti theksoi se në Kiev po flitet se presidenti ukrainas po përpiqet që ta shkarkojë gjenderalin e ushtrisë.

Kjo sipas tij pasi Zaluzhnyi është kthyer në një lloj superheroi dhe ka fituar simpatinë e qytetarëve ukrainas.

Valerii Zaluzhnyi

Ai shtoi se tashmë presidenti ukrainas po e sheh gjeneralin që udhëheq luftën kundër Rusisë si një njeri mjaft popullor që mund t’i kërcënojë pushtetin.

“Njerëzit e mbështesin presidentin, por të tjerë mbështesin zotin Valerii Zaluzhnyi, që ka qenë dhe lideri ushtarak që është kthyer në një ikonë për këtë luftë. Që nga fillimi që kur Rusia hyri në Ukrainë, mendoj se ai është kthyer në një lloj superheroi dhe mendimi i presidentit që ta shkarkoj nuk është i mirëpritur. Qytetarët e mbështesin gjeneralin dhe aktualisht ka negociata për këtë çështje. Por dua ta theksoj se qytetarët mbajnë anën e gjeneralit.

Nga idetë e mia Zelensky po kërkon ide dhe skkenare të reja. Gjithashtu ka dhe një garë politike pasi mbështetja për gjeneralin u rrit ndjeshëm. Zelensky dhe ne nga ana jonë nuk presim që të ketë zgjedhje në këto kohë. Aktualisht punën po e bën komandanti i ushtrisë më shumë se sa Zelensky. Synimi është që të grumbullohen armatime për Ukraninë në mënyrë që të nisë një kundërofensivë edhe më e fortë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026