Zhbllokimi i ndihmës 50 miliardë euro për Ukrainën, reagon Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas miratimit të ndhimës 50 miliardë euro nga Bashkimi Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky ka vlerësuar mbështetjen e dhënë se përmes saj do të forcohet stabiliteti afatgjatë ekonomik dhe financar i vendit, i cili është po aq i rëndësishëm sa ndihma ekonomike.
“Falënderojë Charle Michel dhe liderët e BE-së për fondin për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027. Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga të 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të BE-së. Mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm sesa ndihma ushtarake dhe presioni i sanksioneve ndaj Rusisë, ka shkruar Zelensky në X.
Një paketë e tillë e ndihmës ishte bllokuar dhjetorin e kaluar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Agjencia gjermane e lajmeve, Dpa, që ka parë një kopje të vendimit, tha se në të thuhet që liderët e BE-së “do të mbajnë një debat të përvitshëm” për zbatimin e shpërndarjes së fondeve për Ukrainën dhe “nëse është e nevojshme, pas dy vjetësh, Këshilli Evropian do të ftojë Komisionin Evropian që të bëjë propozim për rishikimin” e financimit.
Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmë financiare dhe ushtarake, në mes të sinjaleve për një lodhje politike të Perëndimit përderisa pushtimi rus i Ukrainës është afër dyvjetorit.
Duke shtuar shqetësimet e Kievit, një projektligj shtesë për shqetësimet që përfshin 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën është bllokuar nga Kongresi amerikan, mes kundërshtimeve të ligjvënësve republikanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa