KE reagon për Euronews Albania: Nuk ndërhyjmë në fushatë

23 Mars 2021 | 22:58

Zyra e shtypit e Komisionit Evropian në Bruksel saktësoi sot për Euronews Albania se takimet ku shfaqen komisionerë europianë nuk lidheshin me përfshirjen e tyre në kahet politike të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një reagim për redaksinë tonë të lajmeve, zëdhënësja për shtyp e KE, Ana Pisonero theksoi se aktiviteti i sotëm ishte në nivel rajonal dhe nuk lidhej me një event të organizuar nga Partia Demokratike.

[
cite_header=Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të datës 18 mars mbi Arsimin me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor.
cite_author=Ana Pisonero
cite_description=Zëdhënëse e KE
]

Euronews Albania u interesua lidhur me reagimin e Komisionit Evropian pasi kryeministri Rama ngriti shqetësimin se figurat e institucioneve të BE po përdoreshin për fushatë duke ndërhyrë në frymën elektorale të një vendi kandidat si Shqipëria.

Rama iu referua një postimi të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Facebook ku transmetoi nga selia e PD një konferencë për arsimin të përkthyer në shqip, me mbishkrimin “#LulzimBasha – Takim online me Komisioneren e BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Austrisë #ShqipëriaFITON“.

“Fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit evropiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj”, thuhet në reagimin e Komisionit Evropian për Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026