Yzeiraj: Asnjë tregues ekonomik gjatë regjimit komunist nuk tregon që Shqipëria të jetë zhvilluar

23 Mars 2021 | 23:00

Ekonomisti Endrit Yzeiraj shpjegoi në emisionin “Me Pak Fjalë” se perceptimi që gjatë regjimit komunist ka pasur zhvillim ekonomik nuk qëndron.

Përmes të dhënave të ilustruara në grafik, Yzeiraj tregoi se të ardhurat për frymë në Shqipëri gjatë 45 viteve të regjimit komunist u rritën fillimisht lehtë për të rënë thellë në krizën e fundit të viteve ‘80.

Pas kësaj, gjatë 30 viteve të fundit, rritja e të ardhurave për frymë ka qenë e vazhdueshme me ritme disa herë më të larta.

Sipas Yzeirajt, të ardhurat për frymë të shqiptarëve krahasuar me vendet perëndimore evropiane ranë gjatë periudhës së komunizmit.

Konkretisht, gjatë viteve ‘20 dhe ’30 të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 25% e mesatares së Evropës Perëndimore. Në vitin 1950 ato ishin sa 21% dhe më pas gjatë gjithë 45 viteve të regjimit ranë deri sa prekën minimumin 10% në vitin 1990.

Gjatë 30 viteve të fundit Shqipëria ka mbyllur hendekun e krijuar gjatë komunizmit duke qenë aktualisht në nivelin 25% të të ardhurave për frymë të mesatares së vendeve të BE-së.

Yzeriaj vuri në dukje se vende të tjera që kaluan regjimin komunist si ish-Jugosllavia dhe Polonia nuk pësuan rënien e vazhdueshme të ekonomisë që pati Shqipëria ndërsa Greqi që pati sistemin kapitalist pati rritje shumë më të madhe se këto vende.

Një fakt interesant është që në vitin 1950, pra në nisje të regjimit, Shqipëria, Koreja e Jugut dhe Nigeria kishin të njëjtin nivel të ardhurash për frymë.

Deri në vitin 1990 Koreja dhe Nigeria u rritën disa herë më shumë se Shqipëria dhe vetëm gjatë 30 viteve të fundit, Shqipëria ka arritur të kalojë nivelin e të ardhurave të Nigerisë ndërsa Koreja e Jugut është një nga vendet më të zhvilluara në botë pasi prej vitit 1950 adaptoi një sistem demokratik kapitalist.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021