“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste

23 Qershor 2026 | 22:39

Pedagogu Erlis Çela bëri një bilanc politik të protestës që po zhvillohet prej 24 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se humbësit më të mëdhenj deri më tani janë qeveria shqiptare dhe Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Çela tha se pas më shumë se tre javësh protesta, debati duhet të fokusohet te pasojat politike dhe te aktorët që kanë fituar ose humbur nga kjo lëvizje qytetare.

“Politikisht, pas 24 ditësh, pyetja që duhet të bëhet është kush ka humbur dhe kush ka fituar nga kjo protestë. Për mua, humbësit e mëdhenj janë qeveria dhe PD, por nuk jam i sigurt kush ka fituar më shumë”, u shpreh ai.

Sipas Çelës, protesta ka hyrë në një fazë më të pjekur, ku vëmendja nuk është më vetëm te reagimi qytetar, por edhe te alternativat politike dhe platformat që mund të përfaqësojnë kërkesat e protestuesve.

Ai theksoi se edhe drejtuesit e partive të vogla po analizojnë ndikimin që kjo lëvizje mund të ketë në skenën politike.

“Tani po flasim për një lloj pjekurie të protestës, por flasim për emra, për platforma dhe në këtë moment edhe kryetarët e partive të vogla, si Shehaj, Qori dhe Lapaj, po e bëjnë këtë llogari: çfarë na ka sjellë kjo gjë?”, tha Çela.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, i ftuar këtë të hënë në Euronews Albanian në Now me Erla Mëhilli, ka folur rreth efektshmërisë së ligjit për...
22:29 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026