“Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
Pedagogu Ervis Iljazaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se sulmi i kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, i cili një ditë më parë doli si organizator i protestës, është strategji dhe “i vetmi instrument që i kishte mbetur për të fituar betejën e komunikimit me opinionin”.
Sipas tij, detyra e një kryeministri nuk është që të sulmojë protestën por të dëgjojë protestuesit që janë dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë.
“Kur ti e ke humbur betejën me argumente, merresh me njeriun. Kushdo që të dilte në krye, me sa duket strategjikisht Rama mezi po priste që të dilte koka, se kishte humbur çdo lloj debati tjetër dhe i vetmi instrument për ta fituar betejën e komunikimit me opinionin ishte atakimi i atyre që do të shfaqeshin si organizatorë të protestës. Pra, është e gjitha strategji.
Por ajo që bën përshtypje këtu është që një kryeministër i një vendi, nuk ndodh në asnjë vend që protesta të sulmohet. Protesta dëgjohet, nuk sulmohet. Janë dhjetëra e mijëra qytetarë të Shqipërisë, një kryeministër duhet t’i dëgjojë.
Në ata protestues ka njerëz të infiltruar? Patjetër që mund të ketë, por këto janë efekte kolaterale të protestës.
Ajo është një shpërthim kundër sistemit politik të mbyllur, të bazuar në dy njerëz dhe përjashtues.
Kemi 30 vjet që ky vend qeveriset vetëm nga dy njerëz”, tha Iljazaj.
Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali