Ministrja e Bujqësisë me blegtorët e jugut, Denaj: Do të plotësojmë kërkesat
Pas protestës së tretë të zhvilluar nga blegtorët e jugut, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj është ulur në takim me ta.
Blegtorët kanë kërkuar me insistim plotësimin e katër kërkesave, të cilat i cilësojnë të panegociueshme: rritjen e çmimit të qumështit, dyfishimin e subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe investimet për veprat ujitëse në blegtori.
Ministrja Denaj ka shprehur angazhimin e qeverisë dhe strukturave vendore për plotësimin e kërkesave të grevistëve.
“Puna e përditshme që ata bëjnë është një punë jo e lehtë është një punë e vështirë sepse duke qenë se kjo është një nga zonat më të pasura për të imtat dhe kryesisht është një punë në male nuk i mundëson të gjitha nevojat dhe kërkesat që ata kanë dhe një pjesë e tyre lidhet me pushtetin vendor siç janë kullotat, të cilat duhet të zgjaten në kohë dhe infrastruktura e ujit sepse sigurisht nuk mund të jetohet pa ujë për bagëtitë, nga ana tjetër pjesa e fëemrerëve të cilët kanë me pak krerë sesa nga ajo që ne mund të imagjinojmë për tu subvencionuar nuk lidhet me nevojën për të shtuar krerë automatikisht por për tu bashkuar në mënyrë që edhe investimet që bëhen në kullota dhe në infrastrukturën e ujit të jetë për një sasi më të madhe krerësh pavarësisht se secili ka krerët e veta”, ka thënë Denaj.
“Ne do të presim na ka kërkuar edhe një përfaqësi që të vemi atje, të na pyesi si grup interesi problemi i kullotave prapë ngeli i pazgjidhur në kuptimin për pjesën e rigjenerimit të tyre sepse duhen shumë fonde për menaxhimin e tyre tha për ato që kontratat do ti bëjmë 10-vjeçare edhe për veprat ujore do të bëhen disa investime por të gjitha nuk mund të bëhen njëherësh tha këto janë problemet më të mëdha që kemi ne”, tha Alket Stroka, përfaqësues i blegtorëve.
Blegtoria është një ndër sektorët jetike për ekonominë lokale në zonën e Gjirokastrës në të cilën mbarështrohen aktualisht rreth 250 mijë krerë bagëti.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet