Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

3 Shkurt 2024 | 08:06

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit, në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Nuk dihen rrethanat e zjarrit, zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët. Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026