Sulmet në Irak dhe Siri, Joe Biden: Përgjigja ushtarake e ShBA-së do të vazhdojë
Presidenti amerikan Joe Biden reagoi me një deklaratë pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri të premten ndaj caqeve iraniane.
Ai ka thënë se përgjigjja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes së sonë”, shkruan CNN.
“Këtë të dielën e kaluar, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani nga një dron i lëshuar nga grupet militante të mbështetur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Më herët sot, mora pjesë në kthimin dinjitoz të këtyre amerikanëve të guximshëm në bazën ajrore Dover, dhe kam folur me secilën prej familjeve të tyre.
Sot pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake të ShBA-së goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC dhe milicia i përdorin për të sulmuar forcat amerikane. Përgjigja jonë filloi sot. Ajo do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes sonë.
Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”,-tha presidenti i SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West