Luftë kibernetike SHBA-Kinë, FBI: Hakerat kinezë vunë në shënjestër infrastrukturën

1 Shkurt 2024 | 13:14

Shtetet e Bashkuara kanë arritur të neutralizojnë përpjekjet e një grupi shtetëror hakerash nga Kina, të cilët vinin në shënjestër infrastrukturën amerikane, si për shembull elektricitetin dhe naftësjellësit.

Drejtori i përgjithshëm i FBI-së, Christopher Wray u tha ligjvënësve se kishte ekzekutuar një fushatë për asgjësimin e grupit të quajtur “Volt Typhoon”.

Ky i fundit ka depërtuar në akse të vjetra elektronike për të pasur askes tek asetet amerikane, ka deklaruar shefi i Byrosë Federale të Hetimit.

Nga ana e saj, qeveria kineze nuk u është përgjigjur akuzave, por më parë ka akuzuar luftën kibernetike të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilën e ka cilësuar si “mbretërinë më të madhe të hakerimit në botë”.

Zoti Wrej tha përpara komisionit parlamentar se Kina qëllimisht po shtronte terrenin për të depërtuar në sistemin e infrastrukturës amerikane.

Përpjekjet e “Volt Typhoon” për të hakeruar u zbuluan për herë të parë majin e kaluar, pasi kompania “Microsoft” paralajmëroi se grupi kishte vënë në shënjestër asete të shumta, përfshirë komunikimet me e-mail të zyrtarëve qeveritarë.

FBI deklaron se grupi kishte hyrë në një gamë të gjerë të infrastrukturës kritike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë atë të ujësjellësve, elektricitetit, sistemit të transporteve, telekomunikacionet dhe naftë dhe gazsjellësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026