Arrestohen në flagrancë 2 të rinj në Tiranë, udhëtonin me pistoleta e mbi 82 mijë $
Dy të rijnë kanë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi po udhëtonin , me armë zjarri pistoletë e municion luftarak.
A.K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz u arrestuan në kuadër të operacionit “Shtëtitësit”.
Atyre u janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krehra dhe municion luftarak, 82.000 dollarë amerikan, 590.000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë. U kapën në flagrancë, me armë zjarri pistoletë e municion luftarak, vihen në pranga dy shtetas.
Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krehra dhe municion luftarak, 82.000 dollarë amerikan, 590.000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, për kapjen e tyre.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta