Festivali shumëngjyrësh orkidesë në Londër, lajmërohet zhdukja e shumë llojeve

3 Shkurt 2024 | 15:34

Kopshti Botanik Mbretëror i Londrës në Kew po zhvillon festivalin e tij vjetor të orkideve i cili zgjat deri më 3 mars. Një ekspozitë e ngrohtë dhe e veçantë, kushtuar Madagaskarit. I përbërë nga 5000 orkide, disa prej tyre tepër të rralla, i mundëson vizitorëve t’i largohen të ftohtit të errët të dimrit.

Midis luleve janë edhe lemurët me bisht unazë, të cilët i japin jetë këtij udhëtimi në tokat e ngrohta.

Është një përvojë ndryshe që synon të lajmërojë njerëzit për faktin se shumë lloje orkide janë në prag të zhdukjes.

“Rreth 76% e kësaj bime është e rrezikuar, kjo sipas vlerësimit të treguesit kritik të shëndetit të biodiversitetit në botë. Kjo do të thotë se gjendet në më pak se pesë lokalitete në Madagaskar. Rreziku i zhdukjes është në gjendje kritike”,-tha Landy Rajaovelona, Studiuese e Orkideve të Madagaskar-it.

Kew Gardens, shtëpia e një prej koleksioneve më të vjetra të orkideve tropikale të gjalla në botë, i cili daton të paktën që prej vitit 1787. Gjithashtu mban herbariumin më të madh të orkideve, me 400,000 ekzemplarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026