556-vjetori i ndarjes nga jeta të Skënderbeut, ekspozitë me fotografi në Gjirokastër
Në 556-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në qytetin e Gjirokastrës u çel një ekspozitë fotografike me imazhe nga realizimi i filmit “Skënderbeu”.
Një pjesë e skenave të këtij filmi, realizuar në vitin 1953 janë xhiruar në mjediset e qytetit të gurtë.
62 fotografitë e ekspozuara krahas vlerave artistike janë edhe një pasuri arkivore e veçantë për kinematografinë shqiptare dhe vetë Gjirokastrën.
“Ne kemi rreth 62 foto nga filmi, të cilat janë në një gjendje vërtet shumë të mirë, është një ekspozitë shumë e bukur fotografike, ardhur nga ” Mosk Film” dhe të ruajtura shumë mirë, është një ekspozitë që tregon jo vetëm aktorët kryesorë që kanë luajtur që nga roli i Skënderbeut, aktorët rusë dhe aktorët shqiptarë, është edhe një ekspozitë që tregon momente të spikatura të filmit dhe të jetës në Gjirokastër, është padyshim një ngjarje shumë e madhe sepse është filmi i madh me metrazh të plotë, filmi i parë shqiptar dhe një nga realizimet më të mira të kinematografisë jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë”, tha regjizori Kudret Alikaj.
Gjatë ditës së sotme në Gjirokastër u realizua një program aktivitetesh kulturore të cilat kishin në qendër figurën e Skënderbeut.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë