556 vite nga vdekja e Skënderbeut. QKLL organizon aktivitete për heroin kombëtar

17 Janar 2024 | 16:55

Në 556-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, historianë, studiues dhe Shkrimtare morën pjesë në takimin e organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku u fol për figurën e Skënderbeut në letrat shqiptare.

Në kuadër të 556-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi aktivitetin “Skënderbeu, historia dhe identiteti” ku ishin të pranishëm historianët Ferit Duka, Nevila Nika si dhe Hysen Dizdari, studiues, koleksionist dhe autor i disa librave në filatelinë shqiptare.

Gjatë aktivitetit u promovua bibliografia “Gjergj Kastrioti në veprat e autorëve Shqiptar” 1480 -2023, e shkruar nga Hysen Dizdari, me ne qendër figurën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Libri është një përmbledhje e të gjitha veprave që janë shkruar për heroin tonë kombëtar.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

Pavarësisht se ka jetuar para më shumë se 5 shekujsh, nderimi i shqiptarëve për të ruhet edhe sot. Monumenti i tij është i ngritur në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Krujë dhe disa qytete të tjera. Emri i tij shënon shumë institucione arsimore, ndërsa është figurë për të cilën ende nuk rreshtin hulumtimet e studimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026