Propozimet e Ramës për ambasadorë: Ferit Hoxha në BE, Suela Janina në OKB
Ferit Hoxha dhe Suela Janina janë dy propozimet e kryeministrit Rama për ambasadorë të Shqipërisë në OKB dhe BE. Hoxha dhe Janina do të zëvendësojnë njëri-tjetrin në detyrën e mëparshme që ata kanë mbajtur në misionet diplomatike të Shqipërisë.
Ferit Hoxha është i përzgjedhuri i kryeministrit për të drejtuar misionin diplomatik në Bashkimin Europian pas eksperiencës dy vjeçare si ambasasdor i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në dëgjesën e zhvilluar në komisionin për Politikë të jashtme, Hoxha e vuri theksin tek hapja e grupkapitujve të parë në këtë proces të integrimit që Shqipëria ndodhet me Bashkimin Europian.
“Të marrim maksimumin nga ekzekutivin e tanishëm të BE, para se të bëhen zgjedhjet. Procesi i integrimit, ne duhet të bëjmë punën tonë, nuk diktojmë dinamikat e brendshme të BE, por të tregojmë kapacitetet energjinë pasaporta jonë për tu afruar në BE, vijoi me tej”, tha Hoxha.
Edhe Suela Janina prezantoi platformën e saj si e propozuar e kreut të qeverisë për të zëvendësuar Ferit Hoxhën në OKB.
“Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Së pari të zhvillojnë përfaqësim proaktiv ruajtja e paqes, të drejtat e njeritu dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Së dyti, të kthejmë këtë kontribut në vlerë së brendshmi në promovimin e vendit” u shpreh Suela Janina”, tha ajo.
Në komisionin e jashtëm zhvilloi dëgjesën edhe kandidati tjetër për ambasador në Hungari, Ilirian Kuka. Në mbledhjen e komisionit të jashtëm të mbajtur online morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë