“I vendosëm simbolikisht njerëzit brenda vaginës”-artistja për ekspozitën provokuese
Alketa Sylaj, artiste e “Haveit” ishte mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ekspozitës “Dita Natë, Nata Vjet”.
E pyetur se përse në këtë ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës, i futën të gjithë njerëzit brenda një “vagine” artistja u shpreh se u pëlqen t’i surprizojnë njerëzit.
“Punën e mitrës e kanë propozuar njerëzit dhe ne na ka pëlqyer për shkak se edhe Salvador Dali, thotë se fëmijët kur hyjnë në jorgan, ose kanë dëshirë të hyjnë në ta, kërkojnë “parajsën e humbur” domethënë vendin ku kanë qenë në barkun e nenës. Si ide na u duk e mirë që të sillnim atë ngrohtësi. Na ka pëlqyer si koncept, njerëzit që e kanë kapur janë ndier mirë dhe rehat, e na ka pëlqyer krahasimin me mitrën”.
Ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” si qasje konceptuale synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativën vizuale marrin një formë gjuhe univerzale, duke u nisur nga tregime personale, ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet ne trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeqyteti i Arabisë Saudite zgjidhet si organizator për Ekspozitën Botërore 2030
- “Tashmë po fluturoj…”, vokalisti i grupit R.E.M përgatit ekspozitën e veçantë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë