Meta: Grante 10 mijë euro për çdo familje që do krijojë fermën e saj
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti këtë të shtunë një takim me strukturat e PL-së në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij Meta u ndal dhe te protesta e fermerëve të Pirgut dhe Maliqit për të cilën shprehu mbështetjen e forcës politike që ai përfaqëson.
Meta theksoi se nisma e Ballkanit të Hapur shkatërroi prodhimin vendas duke i hapur të gjitha rrugët prodimit të huaj dhe duke hequr mbështetjen për fermerët shqiptarë.
Ai theksoi se Partia e Lirisë në pushtet do të ofrojë grante 10 mijë euro për çdo familje që do të krijojë fermën e saj, si dhe do të përjashtohen për 5 vjet nga taksat.
“Rilindja ka patur politikë të qëllimshme shpopullimin e Shqipërisë dhe shfarosjen e blegtorisë. Sipas INSTAT, nga 349 mijë lopë në vitin 2017, sot nuk figurojnë as 200 mijë lopë. Dhe kjo situatë e përgjysmimit dhe shfarosjes është dhe më të imëtat, ndaj edhe çmimet e bulmetit janë rritur me 40%.
Politika e Partisë së Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të prodhimit vendas, do të jetë në mbështetje të fermerit, do të jetë në mbështetje të gjithë atyre që duan të rrinë në fshatin e tyre, në vendin e tyre, në qytetin e tyre dhe që duan të prodhojnë dhe të jetojnë me djersën e tyre. Politika jonë është për t’i dhënë çdo familje një grant me të paktën 10 mijë euro për të krijuar një fermë, me lopë race apo me të imëta, dhe për t’i përjashtuar ata nga taksat për 5 vitet e para, në mënyrë që ata të konsolidojnë biznesin e tyre”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut